Agjencia DARPA që merret kryesisht me pajisje ushtarake, ka prezantuar rrotat e reja të veturës ushtarake amerikane e njohur si Humvee (Hummer).
Këto rrota janë pjesë e projektit GXV-T, që ka për qëllim prodhimin e pajisjeve që do t’ua lehtësonte punën ushtarëve në vijën e parë të frontit, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë shfaqet vetura ushtarake e cila derisa lëviz rrotat e saj, nga forma e rrumbullakët marrin formë e trekëndëshit dhe anasjelltas.
Në shikim të parë duket si një skenë nga filmat fantashkencë, por një projekt i tillë pritet të merr dritën e gjelbër në të ardhmen, dhe të fillojë prodhimin serik të rrotave të ndryshojnë formën, por që janë të përshtatshme për të gjitha terrenet gjatë luftimeve të ashpra. /Telegrafi/
Nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare, synohet zgjidhj...
Gjykata Kushtetuese rikthen për rishqyrtim çështjen e masës ...
Kryeqyteti organizon ceremoni përkujtimore për Fehmi e Xhevë...
Nga 1 qershori, bileta e autobusit mund të kushtojë 30 lekë ...
Dalin në shtije biletat për ndeshjen miqësore me Andorrën
Mbi 220 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës, raste të reja rap...