Tifozët e Liverpoolit i janë lutur klubit për të siguruar nënshkrimin me Xherdan Shaqirin.
Thirrjet nga tifozët e “Redsat” kanë ardhur pas golit vonë të shënuar në fitoren 2 me 1 të Zvicrës kundër Serbisë në Kampionatin Botëror, transmeton portali arbresh.info.
Ylli i Stoke Cityt ishte hero mbrëmjen e kaluar pasi realizoi golin vendimtar të ndeshjes në minutën e 90′. Pasi mori topin nga gjysma e fushës, Shaqiri me shpejtësi iu afrua portës, mposhti mbrojtjen e serbëve dhe më pas edhe portierin e tyre.
Goli e dërgoi Zvicrën në vendin e dytë të Grupit E prapa Brazilit, me të cilin barazoi 1 me 1 në takimin e tyre të parë. Dhe, pas ndikimit të jashtëzakonshëm në këtë fazë të madhe, tifozët e Liverpoolit kanë vendosur se e duan 26-vjeçarin në Anfield sezonin e ardhshëm.
“Do ta doja Shaqirin në Liverpool, ka shumë kualitet dhe është shumë i shpejtë Do të ishte një opsion i mirë”, ka shkruar një tifoz në rrjetin social Twitter, transmeton portali arbresh.info.
“Shaqiri është një super lojtar, kontrolloni kokën nëse nuk e doni atë në Liverpooli”, shkruan një tifoz tjetër në rrjete sociale.
“Shaqiri është një lojtar për ndeshje të mëdha dhe një përmirësues masiv i skuadrës”, shkruan tifozi i tretë.
E ardhmja e Shaqirit pritet të vendoset pas turneut në Rusi derisa Liverpooli është njëri nga klubet e interesuara./arbresh.info/
U pajtuan? Dafina kështu e uron Labin në 25-vjetorin e karri...
Murati i reagon Hamzës: Premton rritje pagash, por partia e ...
Polonia synon të këmbejë avionët sovjetikë me dronët ukraina...
Forumi Ekonomik i Delfit në Tiranë, Spiropali: Shqipëria akt...
Sallahu: Arritjet konkrete kanë afruar Kosovën me standardet...
Haaland: Unë di një rekord, dhe ai është rekordi i golave të...