Kryeministri Zoran Zaev kërcënon me një padi kundër portalit “Republika” në qoftë se ata nuk kërkojnë falje për tekstin në të cilin kryeministri, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, u quajtën andartë e brendshëm modern për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë.
Andartët përndryshe janë anëtarë të një formacioni paramilitar guerilas grek, të cilët në fund të shekullit XIX-të dhe fillim të shekullit XX-të mori pjesë në Luftën për Maqedoninë, në mënyrë që pjesët e Maqedonisë dhe Thrakisë t’i bashkoheshin me Greqinë.
Në demantimin e qeverisë, i nënshkruar nga kryeministri, kërkohet që “Republika” të kërkojë falje brenda dy ditësh dhe të tërheqë tekstin. Përndryshe, kundër portalit do të iniciohet padi në përputhje me Ligjin mbi Përgjegjësinë Civile për ofendim dhe shpifjen. /Express
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...