Drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren ka njoftuar se pas një pune operative hetimore në terren ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një të dyshuar nga Prizreni.
Sipas PK-së, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti rreth orës 03:45 minuta ka kryer vjedhje të rëndë në një shtëpi në rrugën “Reshat Karjagdiu”, transmeton Indeksonline.
Gjatë intervistës, janë sqaruar edhe disa raste tjera që ishin nën hetim dhe që kishin ndodhur ditë më parë. Disa nga gjësendet e vjedhura janë gjetur dhe do t’u kthehen pronarëve.
Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet nën masën e arrestit.
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...