Zonja e Parë Melania Trump ka arritur në Teksas për një vizitë befasi tek fëmijët që po mbahen në kufi nën administratën e bashkëshortit të saj.
Një ditë më parë presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të ndaluar ndarjen e familjeve që tentojnë të hyjnë ilegalisht në SHBA nga Meksika, transmeton portali arbresh.info.

Zonja Trump ka vizituar dy ndërtesat në McAllen, Teksas që është në kufi.
Në komunikatën e lëshuar nga zyra e saj thuhet se ajo kishte falënderuar shërbimet sociale për punën e palodhshme dhe u ka ofruar mbështetje dhe është informuar në lidhje me përpjekjet për të bashkuar fëmijët me familjet e tyre./Arbresh.info/

Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...