Komuna e Prishtinës do të fillojë me dezinsektimin e lokacioneve të ndryshme nëpër kryeqytet.
Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30 (24:00), sipas datave të më poshtme nëpër lagjet e caktuara:
20.06: Aktash, Lagjja e Muhaxherëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit, Qyteza Pejton, Arbëria, Tophane;
21.06: Lakrishte, Dardania, Ulpiana, Prishtina e Re (Veternik), Zona Industriale, Lagjja Nic dhe Kazerma Adem Jashari;
22.06: Bregu i Diellit, Lagjja E Spitalit, Kalabria dhe Kodra e Trimave;
23.06: Taslixhe, Velani, Mat, Sofali, Taukbashqe, Gërmi dhe Vneshtat;
24.06: Bernice e Eperme dhe Bernice e Poshtme, Barileve, Besi, Bardhosh, Kolovice dhe Kolovice e Re, Prugovc, Teneshdoll dhe Vranidoll, Hajvali.
Në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm, nga komuna u është bërë thirrje qytetarëve që gjatë kohës së këtij procesi të kufizojnë daljet në hapësirat që dezinsektohen, si dhe dritaret e shtëpive dhe banesave duhet të mbahen të mbyllura, ashtu që të mos futen insektet brenda.
Apelohet tek shoqatat e bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...