Sot (e martë) është protestuar para selisë së Federatës së Futbollit të Kosovës për shkak të zgjedhjes së logos së re.
Pavarësisht pakënaqësive të mëdha, numri i protestuesve para selisë së FFK-së ishte i vogël, raporton portali arbresh.info. Por, aty u vendos një parullë ku shkruante “O dhondërr, u bonëm horë….”

Grupi Prishtina Dizajner ishte i pranishëm dhe ata insistuan me qëndrimin e tyre kundër kësaj përzgjedhje.
“Na kanë thënë se logoja është aprovuar nga Vokrri dhe nuk kemi mundësi para dy vjetëve me ndryshu, zgjedhja ka qenë e Vokrrit”, ka thonë Agon Lezi, pjesë e grupit Prishtina Dizajner.
“Forma e propozimeve jetë e dyshimtë, kemi kërkuar hetime rreth drejtoreshës, përndryshe e bajshim meshnet logon e re”

“Na premtuan mas dy viteve që do të ndërrohet”
Reagimet kundër logos kanë qenë të mëdha nga figura të ndryshme në rrjete sociale, por FFK ka njoftuar se ndryshimi i saj nuk mund të bëhet para dy vite./arbresh.info/
Gjenden armë e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar n...
Xhiro e 33-të në Superligë, të gjitha duelet zhvillohen sot
Ebola alarmon Afrikën, OBSH shpall emergjencë globale në Rep...
Alis arrin vendin e 13-të në Eurovizion, ‘Nan’ mori 145 pi...
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë