“Nënshkruam marrëveshje ndërkombëtare dhe kemi marrë parasysh interesat tona dhe të tyre, duhet të jetojmë në paqe”, thotë shefi i diplomacisë së Greqisë, Nikos Kotzias, duke komentuar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Në lidhje me informacionet dhe pohimet e ish-deputetit të “Grekëve të Pavarur”, Dimitris Kammenos, se me marrëveshjen Greqia në kthim merr lehtësime ekonomike, Nikos Kotzias demantoi kategorikisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk kemi dhënë asgjë, që të fitojmë diçka në kthim. Kemi bërë marrëveshjen më të mirë”, tha Kotzias.
Duke komentuar reagimet në Greqi, ai tha se shumica e popollit grek e ka kuptuar se qeveria greke “nuk krijon probleme, por i zgjidh”.
Ndërsa në pyetjen se pse në Greqi nuk do të mbahet referendum, Kotzias tha se ata nuk e ndryshojnë Kushtetutës ose emrit, për të cilat duhet të vendosë populli.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...