Duket që të metat në platformën Android nga gjiganti kërkimor Google nuk kanë të ndalur. Pas zbulimit të dobësisë ‘Stagefright’ që iu lejonte hakerëve të infektonin miliona pajisje me Android përmes vetëm një mesazhi, hulumtuesit tani kanë paralajmëruar për një vrimë tjetër kritike që gjendet tek mbi 55% e pajisjeve me sistem operativ Android.
Hulumtuesit e sigurisë në IBM kanë zbuluar një eskalim tjetër në platformën Android që mund t’i lejojë një aplikacioni keqdashës të ketë aftësi të bëhet një ‘super aplikacion’ për t’i ndihmuar hakerëve të kontrollojnë plotësisht një pajisje, shkruan arbresh.info.
Në një video, hulumtuesit kanë demonstruar edhe mënyrën se si ata ishin në gjendje të shfrytëzonin këtë të metë duke arritur kështu të vjedhin informata kredenciale të një llogari në rrjetin social Facebook./arbresh.info
https://www.youtube.com/watch?v=VekzwVdwqIY
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit