Pavarësisht raportimeve që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të takohen në fund të këtij muaji në kuadër të dialogut të Brukselit, një gjë e tillë është hedhur poshtë nga zytarë të Bashkimit Evropian, të cilët thonë se ende nuk është caktuar data për vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit
“Për momentin ende nuk mund ta njoftoj datën e takimit tjetër të nivelit të lartë”, ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijanciq.
Në anën tjetër, zyrtarë nga Qeveria e Kosovës për “Zërin” kanë konfirmuar që janë duke bërë përgatitjet për fazën e radhës, porse kanë mohuar që do të ketë takim gjatë këtij muaji.
Avni Arifi, shef i delegacionit kosovar për bisedime me Serbinë, për “Zërin” ka thënë që ende nuk është paraparë faza e ardhshme e dialogut në nivel teknik.
“Nuk kemi ende takim të paraparë në nivel teknik”, ka thënë shkurt ai…
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...