Inspeksioni i Komunës së Mitrovicës ka njoftuar se në Viva Fresh Store në fshatin Shupkofc ka gjetur produkte me afat të skaduar.
Sipas komunikatës, është bërë e ditur se Inspeksioni ka vazhduar edhe të enjten aksionin e inspektorëve komunal për kontrollimin e subjekteve afariste me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve dhe parandalimin e helmimeve eventuale.
Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës, Hysni Ahmeti, ka njoftuar se inspektorët e tij kanë inspektuar edhe Kompaninë Viva Fesh Store në Shupkofc të Mitrovicës dhe me këtë rast kanë hasur në produkt me afate të skaduar dhe mashtrim të konsumatorëve nga përgjegjësit e kësaj kompanie.
Lidhur me këtë, Inspektori Musa Dibrani njoftojë se me rastin e inspektimit të ambienteve të shitjes në Viva Fresh Store, kanë vërejtur se pronari bashkë me produktin ushqimor-ajvarin, të gjithë blerësve të këtij produkti po u jepte falas edhe një paketim në qese plastike prej 200 gramësh ullinj të verdhë, të cilëve u kishte skaduar afati i përdorimit. Ai tha se sasia e gjetur e produktit me afat të skaduar është konfiskuar.
Drejtori i Inspekcionit Komunal, Hysni Ahmeti, tha se aksionet e tyre për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve dhe për të siguruar zbatimin e ligjit, do të intensifikohen akoma në të ardhmen.


Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...