Zlatan Ibrahimovic ka veçuar favoritët e tij në Kampionatin botëror 2018.
Dëshirontë të ishte me çdo kusht në Botëror, edhe pse nuk i dha një dorë Suedisë në kualifikueset, por Ibrahimovic në Rusi do të jetë vetëm si spektator.
Në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, ylli suedez i Los Angelos Galaxy ka bërë parashikimet e tij për finalet e këtij Botërori. Në listën e të përzgjedhurve të Ibrahimovic sigurisht që janë Neymar, Messi dhe Ronaldo, edhe pse gjigandi i sulmit veçon Pogba dhe Mbappe.
“I pari është i shpejtë dhe i fortë taktikisht, i dyti edhe pse ende nuk ka bërë kapërcimin si Top Player, mund ta bëjë këtë Botëror”, shprehet Ibra për Pogba dhe Mbappe, përcjell “TCH”.
Ibra shpreh opinionin e tij dhe për skuadrat favorite për fitoren finale të turneut, ku mes tyre nuk ëshë fare Franca: “Spanja, Gjermania, Brazili dhe padyshim edhe Argjentina – thotë suedezi – edhe pse skuadra e drejtuar nga Sampaoli nuk do të jetë mes favoriteve. Padyshim është edhe Suedia. Ka mundur skuadra të rëndësishme në kualifikuese…”.
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...
Kurti takon banorët e fshatit Panorc: Malisheva, qendër e in...
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...
Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër