Imami nga Drenasi, Osman Musliu, duke folur për Lidhjen e Prizrenit, ka thënë se kjo ngjarje është rast unik kur shqiptarët janë identifikuar si shqiptarë.
“Lidhja e Prizrenit u organizua nga dijetarët islam. Ishte hera e parë kur shqiptarët janë identifikuar si shqiptarë, katolikët dhe myslimanët, sepse me sa e di unë ortodoksët nuk kanë marrë pjesë”, është shprehur Osman Musliu në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Hoxhë Osmani ka deklaruar se financuesi më i madh i Lidhjes së Prizrenit nuk është përmendur asnjëherë në librat e historisë.
“Financuesi më i madh i Lidhjes së Prizrenit ishte Jusuf bej Pazari, ne kurrë në librat e historisë nuk e kemi lexu, as kush nuk ia ka ndi zërin”, është shprehur imami Osman Musliu.
Musliu ka deklaruar se ajo që na ndau është Evropa e jo Perandoria Osmane.
“Është fakt që Evropa na ka nda në pesë shtete, nuk na ka nda perandoria Osmane”, tha Musliu.
Hoxha më tej ka thënë se e do Evropën edhe për shkak të drejtave që kjo e fundit u jep jep myslimanëve.
“E dua Evropën, sepse atje ka rend dhe rregull. Jam mysliman dhe kam qejf me u integrua në Evropë. I du të drejtat e myslimanit në Prishtinë, ashtu siç janë në Londër, Berlin, Washington”, ka përfunduar Musliu.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën