Dy vjet më parë, Elita Barisaite nga Austria, ishte nisur për në Kosovë që të bashkohej me babanë biologjik kosovar.
Por, dy vjet pas, në moshën 24-vjeçare, ajo gjeti vdekjen duke luftuar e vetme mes dhimbjeve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton KTV.
Rreth 10 ditë më parë ajo ishte gjetur e djegur në një banesë në rrugën “UÇK” të Prishtinës, përcjell albinfo.ch.
Gjatë trajtimit mjekësor, autoritetet kishin njoftuar nënën e saj austriake, e cila jeton në vendlindje.
E, pas varrimit të së bijës, nëna është kthyer në Austri, ndërsa avokatja e autorizuar rrëfen tragjedinë e së bijës.
Avokatja Xhevahire Kloppner tregon se dyshimet e nënës së saj janë se vajza ishte pre e një krimi të organizuar.
Kloppner tregon se vajza kishte ardhur në Kosovë nga dëshira për ta njohur familjen e babait dhe për të jetuar në Kosovë.
Fillimisht, policia e ka trajtuar rastin si vetëvrasje në tentativë, por meqë viktima ka ndërruar jetë, në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon të hetohet si vdekje e dyshimtë.
Policia ka intervistuar disa persona lidhur me këtë rast. Ndërsa, në Prokurorinë e Shtetit thonë se ende nuk kanë nisur hetime të veçanta për rastin në fjalë.
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...
Komandanti i FSK-së takohet me shefin e Mbrojtjes së Lituani...
Haradinaj: Njohje nga Bahamas e rëndësishme, avancimin ndërk...
Klubi i madh spanjoll hyn në garë për Goretzka
Kurti pas njohjes nga Bahamas: Njohja e katërt për Kosovën k...