Lyoni ka hedhur poshtë se ata janë afër marrëveshjes prej 68 milionë euro me Liverpoolin rreth mesfushorit Nabil Fekir.
Raporte të ndryshme pretenduan se klubi anglez shpreson në nënshkrimin me reprezentuesin e Francës para se ai të largohet për Kampionatin Botëror 2018 pas një sezoni impresiv në Liga 1, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, presidenti i Lyonit, Jean Michael Aulas, insistoi në fillim të kësaj jave që e ardhmja e mesfushorit nuk do të vendoset deri pas turneut të madh veror. Klubi francez tani ka reaguar gjithashtu derisa raportet pretendonin se marrëveshja ishte në fazat e fundit.
“Informatat rreth transferimit të Nabil Fekirit nuk janë të vërteta. Olympique Lyonnais kategorikisht hedh poshtë informatat e rreme të shpërndara nga mediat rreth transferimit të Nabil Fekirit në Liverpool”, ka shkruar klubi francez në llogarinë zyrtare në Twitter.
Fekir, i cili ka shënuar 23 herë brenda 30 ndeshjeve te Lyoni që përfundoi në vendin e tretë në Liga 1, ka kontratë me klubin deri në vitin 2020./arbresh.info/
A do të kthej vëmendjen Liverpooli tani në transferimin e Xherdan Shaqirit?

Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...