Kosova ka regjistruar një rritje të dukshme në renditjen e re të publikuar nga FIFA.
Përfaqësuesja jonë ka shënuar një rritje të madhe në ranglistën e re të publikuar sot (e enjte) nga organi drejtues i futbollit, transmeton portali arbresh.info.
“Dardanët” tani gjenden në vendin e 141-të me gjithsej 197 pikë, një rritje prej 11 pozita nga renditja e kaluar.
E gjithë kjo ka ardhur si rezultat i fitores së thellë 3 me 0 të siguruar në miqësoren vëllazërore të zhvilluar kundër Shqipërisë javë më parë.
Kjo është pozita më e lartë në të cilën ka qenë skuadra e Bernard Challandes.
Shqipëria nga ana tjetër pësuar një rënie për dy pozita dhe tani gjendet në vendin e 58 pas humbjes ndaj Kosovës dhe Ukrainës./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?