
Antoine Griezmann
Lionel Messi shpreson të luaj së bashku me Antoine Griezmannin në Barcelonë pasi e vlerësoi yllin e shumëkërkuar të Atleticos si një “lojtar të mrekullueshëm”.
Griezmann është përfolur shumë për transferim te Barcelona gjatë sezonit dhe kampioni në La Liga nuk e ka mbajtur sekret interesimin e tyre në reprezentuesin francez, i cili ka thënë se do të konfirmoj të ardhmen e tij para Kampionatit Botëror, transmeton portali arbresh.info.
“Ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe ne do të kuptonim njëri-tjetrin”, ka thënë Messi për ‘Mundo Deportivo’.
“Ai është duke kaluar një moment të jashtëzakonshëm në karrierën e tij. Ende nuk është 100 për qind, por sa më shumë kualitet që kemi, aq më mirë”
“Ne dëshirojmë të jemi skuadra më e mirë në botë dhe për të arritur atë ne duhet të shikojmë tek më të mirët”, shtoi Messi.
Sulmuesi 27-vjeçar ka një klauzolë 100 milionëshe në kontratën e tij me fituesin e Evropa Ligës për sezonin 2017/18./arbresh.info/
Ska rrezik për pandemi nga hantavirusi në Shqipëri, ISHP: Nu...
Koalicion me LDK-në, përgjigjet Hamza: Dikush me dikë duhet ...
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë çelës për zhv...
Statovci “godet” ish-partinë: Ta kesh emrin Guxo dhe mos të ...
Mourinho i vendos dy kushte Real Madridit, mediumi i njohur ...
Trump drejt Kinës për takimin me Xi Jinping, vizita që mund ...