Liverpool i është shtuar listës së klubeve të Premier Ligës që janë të interesuar për Xherdan Shaqirit pas rënies nga liga të Stoke Cityt.
Zvicerani ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij – që thuhet se është rreth 12 milion-13.5 milionë funte që mund të aktivizohet nëse klubi humb statusin e klubit të Premier Ligës. Shaqiri, kishte ardhur në Angli nga Interi për një shumë rreth 12 milionë funte më 2015, e ka bërë të qartë në një intervistë se nuk dëshiron të luaj në Championship (Ligën e dytë angleze) por do të “dëshironte të rrinte në Angli”.
Gatishëria e Shaqirit ka bërë që të vihen në alarm shumë klube të Europës dhe Premier Ligës, më Tottenham dhe Southampton – këto të fundit që janë menaxhuar nga Mark Hughes i cili e kishte marrë anësorin në Stoke – janë lidhur me transferimin e 26 vjeçarit.
Liverpool është klubi që i është shtuar kësaj liste për ish lojtarin e Bayernit, për të forcuar skuadrën e Klopp në disa zona edhe pse ende nuk kanë aktivizuar ende klauzolën e lirimit të Shaqirit, sidomos nëse dështojnë për ta sjell në Anfield Nabil Fekirin e Francës.
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...