Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen penale të të akuzuarit M.P., nga fshati K., komuna e Gj., për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit nga neni 343 par.2 të KPK-së, duke vendosur sipas ankesave të të akuzuarit dhe të mbrojtësit të tij, të ushtruara kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, në seancën e mbajtur me datë 07 maj 2018, ka refuzuar si të pabazuara të dy ankesat, ndërsa ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit.
Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren, të datës 29 janar 2015, i akuzuari M.P. është liruar nga akuza, meqë nuk ishte provuar se ka
kryer veprën penale marrja e ryshfetit. Kundër aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë, kishte parashtruar ankesë Prokuroria Themelore në Prizren, kurse Gjykata e Apelit e Kosovës, me datë 12 dhjetor 2017, ka aprovuar si të bazuar ankesën dhe aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë e ka ndryshuar, ashtu që të akuzuarin e ka shpallur fajtor për veprën penale – marrja e ryshfetit, dhe e ka dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 1 (një) viti. Kundër aktgjykimit të gjykatës shkallës së dytë, në afatin ligjor ankesë ka ushtruar, mbrojtësi i të akuzuarit dhe vetë i akuzuari.
Gjykata Supreme e Kosovës, në seancën e kolegjit të shkallës së tretë, gjeti se ankesat janë të pabazuara.
Nga shkresat e lëndës dhe aktgjykimi i ankimuar, vërtetohet se gjykata e shkallës së parë, në mënyrë të drejtë dhe të plotë, ka vërtetuar faktet; i akuzuari M.P. në periudhën kohore inkriminuese ka qenë gjyqtar në Gjykatën Komunale në Gjilan dhe ka pasur cilësinë e personit zyrtar, po ashtu të njëjtit i është ndarë në punë lënda e të dëmtuarit D.N., i cili ka qenë propozues për caktimin e kujdestarisë, kujdesit dhe edukimit ndaj fëmijëve të tij. Në fund të muajit tetor të viti 2012, i dëmtuari e ka pritur të akuzuarin para gjykatës, i është prezantuar dhe bashkë kanë shkuar në restorantin “Mili.”. I dëmtuari i ka ofruar të akuzuarit shumën e të hollave prej 2.400 franga zvicerane dhe e ka lutur që t’ia caktojë dhe të kryejë lëndën në fjalë. I akuzuari ashtu edhe ka vepruar dhe seancën e parë e ka mbajtur me datën 31.10.2012, ndërsa shqyrtimin me datën 7.11.2012. Shumën e lartcekur të të hollave, i dëmtuari ia ka dhënë të akuzuarit në dy pjesë, pjesën e parë – në shumë prej 1.200 franga zvicerane më datën 6.11.2012, ndërsa pjesën e dytë, po ashtu në shumë prej 1.200 franga, më datën 7.11.2012, pas mbajtjes së seancës dhe pasi që i akuzuari ia ka dorëzuar vendimin në pompën e benzinës “Ferizi Petrol” në dalje të Gjilanit.
Këto fakte i akuzuari nuk i ka kontestuar dhe ato nuk kontestohen as në ankesën e ushtruar tani, por kontestuese, sipas pretendimeve ankimore është se shuma e cekur e të hollave a është dhënë në emër të huas apo për dhënien e ryshfetit.
Në shqyrtimin e të gjitha fakteve, Gjykata Supreme, mes tjerash, konstatoi se gjykata e shkallës së dytë me të drejtë ka ardhur në përfundim se është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar se në veprimet e të akuzuarit përmblidhen të gjitha elementet objektive dhe subjektive të veprës penale marrja e ryshfetit e paraparë dhe e ndëshkueshme me dispozitën e nenit 343 par.2 të KPK, për të cilat veprime e ka shpallur fajtor dhe i ka shqiptuar dënimin në fjalë.
Benfica reagon ndaj pezullimit të përkohshëm të Gianluca Pre...
Kurti flet për dërgimin e FSK në Gaza, e krahason situatën m...
UEFA pezullon Prestiannin për shkak të abuzimit racist ndaj ...
Albin Kurti tregon se çfarë bisedoi mbrëmë me Rifat Jasharin...
Shkëlqeu me 37 pikë ndaj Pejës, Hellems MVP i javës në Super...
Kurti takohet me Sorensen, flasin për dialogun Kosovë–Serbi ...