Prestigjiozja “New York Times” zbulon një tjetër skandal të Facebook-ut.
E përditshmja amerikane shkruan se prej 10 vitesh, rrjeti social më i madh në botë u shpërndan kompanive më të mëdha të prodhimit të celularëve, të dhëna personale të abonentëve të saj, si dhe listën e miqve të tyre.
Facebook ka nënshkruar marrëveshje me rreth 60 kompani celularësh, mes të cilave marka prestigjioze si Samsung, Apple, Microsoft, Blackberry e Amazon. Të dhënat, kompanitë i përdornin për qëllime biznesi.
Në këmbim, kompanitë e celularëve i bënin aplikacionet e Facebookut, pjesë të sistemit të smartfonëve të tyre, duke mos u dhënë mundësi përdoruesve ta fshinin.
Në këtë mënyrë – shkruan “New York Times”– Facebook u grabiste përdoruesve të aplikacioneve të dhëna jashtë gamës që përfshinin aplikacionet e tij.
Pjesa më e madhe e këtyre kontratave janë ende në fuqi. Por prej prillit, pas shpërthimit të skandalit Cambridge Analytica, Facebook ka nisur reduktimin e numrit të bashkëpunimeve me qëllim anulimin e tyre të plotë.
Në Mars u zbulua se Facebook i kishte shitur kompanisë Cambridge Analytica të dhënat e mbi 87 milionë përdoruesve, të cilat firma britanike e konsulencës i përdorte në mbështetje të fushatës elektorale të Donald Trump.
Prattipati takoi Muratin, diskutuan për rritjen e investimev...
Guardiola flet për rikthimin e Haalandit dhe komenton golat ...
Situata në Lindjen e Mesme, britanikët paralajmërohen të mos...
BE investon 5.2 milionë euro në shkollën e re në Prizren
Teksa vazhdon shkëlqimi i Aros tek Sassuolo – klubi publikon...
Kosova dënon sulmet e Iranit ndaj Katarit, shpreh solidarite...