Emigrantët iu janë drejtuar rrugëve alternative përmes Ballkanit në përpjekjet e tyre për të arritur Bashkimin Evropian, thuhet në të dhënat e reja të nxjerra.
Ata janë duke përdorur rrugë nga Greqia, përmes Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës dhe përtej Kroacisë, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit (IOM), transmeton portali arbresh.info.

Bosnja, Shqipëria dhe Mali i Zi kanë regjistruar 6,700 emigrantë të rregullt në pesë muajt e këtij viti, që është dy herë më shumë që kjo treshe e vendeve ka pranuar tërë vitin e shkuar.
Shumica e të ardhurve kanë qenë në Bosnje e Hercegovinë dhe qindra prej yre kanë fjetur nëpër parqe të kryeqytetit Sarajevë.
Më shumë se 4,000 njerëz – me rreth një të pestën që pretendojnë se kanë ardhur nga Siria – janë paraqitur në vend këtë vit, sipas IOM-it, nga 755 sa ishte vitin e kaluar.
Migrantët e tjerë që vijnë në Bosnje-Hercegovinë kanë ardhur nga vende të tilla si Iraku, Turqia, Algjeria dhe Afganistani./Arbresh.info/
Tronditëse në Austri: Nëna dyshohet se vrau me thikë djalin ...
Parashikimi i motit për të shtunën
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...