Ish futbollisti i mirënjohur, Ardian Kozniku, me kombëtaren e Kroacisë, në vitin 1998 kishte fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror – “France 98’.
A e ka ndihmuar Kozniku futbollin e Kosovës në kohën e okupimit? Faktikisht po!
Kozniku në kohën kur luante në elitën e futbollit francez, Le Havre, e ndihmoi ekipin e Vëllaznimit të Gjakovës, aty ku kishte mësuar hapat e parë.
“Ndihma, të cilën ky futbollist (Ardian Kozniku), që luan tash në Francë, ia dërgoi klubit gjakovar, në mjete materiale dhe rekuizita, kap vlerën prej rreth 6 mijë markash”, shkruhet në gazetë.
Në mesin e klubeve që kanë marrë ndihma nga ish lojtarët e vet, është edhe ai i futbollit Vëllaznimi i Gjakovës, të cilët, kohë me parë e pat ndihmuar Besnik Hasi, i cili tash luan në Ligën e parë të Belgjikës, në skuadrën Genk”, shkruan mes të tjera gazetari Blerim Vula, në gazetën e asaj kohe ‘Bujku’ të 27 janarit të vitit 1997.
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...