Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vazhduar t’i vëzhgojë kuvendet zgjedhore të partisë nëpër komunat e Kosovës.
Pas Pejës, shefi i ekzekutivit ka vizituar edhe Klinën.
Në komunën ku e drejton AAK-ja, Haradinaj vitin 2018 e cilësoi si vit të Ushtrisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Sipas Haradinajt me formimin e Ushtrisë, Kosova do të ishte e gatshme ta ndihmonte KFOR-in dhe NATO-n.
I pari i qeverisë gjithashtu foli edhe për liberalizimin e vizave.
Haradinaj deklaroi se kërkesa për heqjen e vizave, për Kosovën është e madhe, por që për Bashkimin Evropian e vogël.
Ndryshe në këtë tubim mori pjesë edhe kryetari i Klinës, Zenun Elezaj.
Zotime për heqjen e vizave, krijimin e Ushtrisë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, Haradinaj ka dhënë edhe në Suharekë.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...