Nabil Fekiri është duke u përfolur që një kohë të gjatë për transferim nga Lyoni në Liverpool.
Gjërat kanë shkuar lartë e poshtë që një kohë të gjatë e deri tani për shkak se herë është thënë se marrëveshja është “99% e kryer”, herë “ende nuk ka ofertë zyrtare” e deri në “nuk ka fare marrëveshje”, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, tani gazeta franceze L’Equipe raporton që Bayern Munichu tani është në garë për të nënshkruar me reprezentuesin francez.
Një klub i madh si ai, ku fitorja e trofeve është e sigurt vit pas viti, do të bëjë që Fekir të ndalet mirë dhe ta mendoj të ardhmen, ndryshe nga sfidat në kompeticonin në Premierë Ligë me të cilat mund të përballet.
Megjithatë, Liverpooli arriti në finale të Ligës së Kampionëve dhe ata janë me shpejtësi duke u kthyer në një projekt ngazëllues nën udhëheqjen e trajnerit Jurgen Klopp, veçanërisht për një lojtar si Fekir.
I rrethuar nga lojtarët si Mohamed Salah, Roberto Firmino, Sadio Mane dhe tani Naby Keita e Fabinho, Fekir do të kishte një rol të rëndësishëm në përforcimin e skuadrës./arbresh.info/
Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radar...
Vëllai i 30-vjeçarit që u gjet sot shpërthen në lot, momenti...
Muzeu Etnografik Elbasan pasuron fondin me të tjera objekte ...
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...