Drita mëson rivalin e ardhshëm në arenën ndërkombëtare

23:23 | 17 Korrik 2018

Aventura e kampionit të Kosovës në Ligë të Kampionëve ka përfunduar mbrëmjen e sotme (e martë).

Pas disfatës me rezultat të përgjithshëm 5 me 0 ndaj Malmos së Suedisë, Drita i ka dhënë fund rrugëtimit në Ligë të Kampionëve, por ka ende shans për të shkëlqyer, transmeton portali arbresh.info.

Tani, si pjesë e Evropa Ligës, F91 Diddeleng do të ishte rivali i ardhshëm për skuadrën nga Gjilani.

Kampioni i Luksemburgut u eliminua nga MOL Vidi në Ligë të Kampionëve duke pësuar me rezultat të përgjithshëm 3 me 2 nga dy takimet e zhvilluara në kuadër të raundit të parë.

Takimi i parë mes Dritës dhe Dudelanges në kuadër të raundit të dytë të Evropa Ligës zhvillohet më 26 korrik, ndërsa ndeshja kthyese më 2 gusht./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale