Qeveria akoma nuk e ka anuluar ndërtimin e hidroelektranave në Parkun Kombëtar Mavrovë, as nuk i ndërprerë kontratat e koncesioneve që janë shkelur edhe pse këtë gjë e ka kërkuar Komiteti i Konventës së Bernit për mbrojtjen e botës së egër bimore dhe shtazore pranë Këshillit të Evropës, njoftuan sot shoqatat Eko-bota dhe Fronti 21/42, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shoqatat përcjellin rezultatet e hulumtimit të fundit të rrjetit Bankwatch që tregon se “lumenjve të Ballkanit iu kanoset shkatërrimi nga projektet hidroenergjetike të financuara nga bankat e mëdha”.
“Që nga viti 2015 kërkuam anulim të të gjitha projekteve hidroenergjetike në PK Mavrovë. Në tetor të vitit 2017 e rikujtuam Qeverinë e Maqedonisë për detyrën e anulimit të projekteve për katër hidroelektranat: në lumin e Zhirovnicës, Jadovës dhe Ribnicës, kontratat për koncesionim të të cilave janë shkelur dhe duhet të anulohen. Përkundër kësaj Qeveria akoma nuk e ka anuluar ndërtimin e këtyre hidrocentraleve dhe nuk i ka ndërprerë kontratat”, thuhet në kumtesën e Front 21/42.
Këto shoqata theksojnë se këto raste duhet të jenë paralajmërim serioz për Qeverinë e Maqedonisë, për investuesit dhe promovuesit e hidroelektranave për pasojat e mundshme katastrofale që do të kishin pasuar në rast të realizimit të 15 hidroelektranave të planifikuara në PK Mavrovë./Telegrafi
Konjufca pas takimit me ministrin Hoxha: Shqipëria të mbësht...
“Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”, Hoxha: Pavarësia e Kos...
Osmani vizitoi Obiliqin dhe Mitrovicën: Kosova qëndron e for...
Lladrovci uron Veselin për ditëlindje: Të presim faqebardhë
Kurti pas fitores së klubit Dardania: Renovimi i stadiumit k...
Zgjedhjet në seri forcojnë narrativin e “shtetit të papërfun...