Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka takuar strukturat e partisë në Prishtinë. Veseli tha se kryetari aktual, Shpend Ahmeti po punon që të bëhet kryeministër, njëjtë siç bëri Isa Mustafa
Ai tha se nuk është koha të bëhet fushatë me kifle, ngase nuk jemi në vitet e 60-ta, por duhet të përqendrohemi në projekte konkrete.
“Ata që kanë fituar deri më tani e kanë pasur një papërgjegjësi që kanë menduar që Prishtinën e kanë të vetëm. Nuk i shkon për shtati askujt me menduar që kanë kryer punë. Emblema e kryeqytetit ende ballafaqohet me gjëra elementare, kurse shumë komuna që kemi udhëhequr ne kanë dal nga fjalori ujësjellësi e rrugët. E këto i mungojnë Prishtinës. Sot nuk është koha me jep kifle s’jemi në vitet i 60-ta. Ka shumë gjëra të tjera higjienike sepse unë si prind jam i shqetësuar për kualitetin e atyre kifleve që i japin fëmijëve”.
Veseli ka thënë se Prishtina ka nevojë për përgjegjësin e kryetarit pasi sipas tij kryeqendra meriton të jetë metropol i vërtetë.
“Prishtina është ari, të gjithë janë të interesuar të investojnë në të sepse është kryeqendra”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se për t’i dhënë dritë Prishtinës, duhet një kryetar si Lirak Çelaj, raporton EO.
“Prizreni e Prishtina mund të luajnë rol kryesor në zhvillimin e ndërmarrësish e të zhvillimit ekonomik të vendi. Kemi shumë shkolla e ka shumë shkolla që janë dy ndarëse. Pushteti komunal është i varur nga të bizneset sepse kështu duhet të zhvillohemi e jo sikur pushteti aktual që po zhvat e po manipulon me bizneset”, ka thënë ai.
Blerand Stavileci, anëtarë i PDK-së, ka thënë se është në fuqinë e PDK me ndryshuar gjendjen në Prishtinë e në gjithë Kosovën.
“Ta tregojmë inatin e njerëzve që duan të ndryshojnë gjendjen për të mirë”, ka thënë ai.
E kandidati për kryetar të Prishtinës, Liral Çelaj, nuk ishte pjesë e këtij takimi. /EkonomiaOnline

“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve