Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Evgjeni Thaçi-Dragusha ka vizituar dje Pejën dhe Klinën. Në këto dy qytete ka takuar shumë aktivistë dhe qytetarë, duke bashkëbiseduar me ta.
Ajo ka thënë se nga 12 qershori do të nis implementimi i Fillimit të Ri dhe do të nisin reformat.
Ky është shkrimi i plotë në Facebook:
Na ndajnë edhe shumë pak ditë nga fitorja e madhe e 11 qershorit.
Fillimi i Ri po përkrahet nga mësuesit, pensionerët, studentët, minatorët, mjekët, bujqit, bizneset.
Sot kjo u dëshmua në Pejë e në Klinë ku u pritem nga shumë njerëz.
Programi Fillimi i Ri është i vendosur të bëjë shtet dinjitoz, shtet të të gjithëve, shtet evropian me themele të forta.
Nuk ka kthim mbrapa dhe nuk do të humbim kohë më. Nga 12 qershori do të fillojë implementimi i Fillimit të Ri, fillimit të reformave, zhvillimit ekonomik, investimit në arsim e shëndetësi.
Fillimi i Ri është duke ecur me vendosmëri për të nisur reformat e thella, që do të prekin të gjitha shtresat shoqërore.
Ne do të bëjmë shumë për këtë vend, por ju duhet të na jepni fuqi nëpërmes votës që Kosovën mos e marrin njerëzit e paguximshëm e të dështuar dhe ata që nuk e njohin atë.
11 qershori do të jetë fillimi i një faqeje të re në historinë e Kosovës.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira