Në hapjen e fushatës zgjedhore në Prizren, kandidati i Nismës për kryetar të kësaj komune, Zafir Berisha, është shprehur i bindur në fitoren e tij për t’i dhënë fund qeverisjes së PDK-së në Prizren.
Berisha ka premtuar zhvillim ekonomik, qeverisje të denjë, arsim më të mirë dhe shërbime shëndetësore më të mira, raporton KTV.
Berisha ka akuzuar qeverisjen aktuale të Prizrenit se po u mbledh haraç bizneseve.
Para qytetarëve të Prizrenit, kreu i Nismës Fatmir Limaj, ka kërkuar votën e qytetarëve për Zafir Berishën.
Limaj ka premtuar se me fitoren e Nismës në Prizren do të nisë ndryshimi i qeverisjes në Kosovë, ngase sipas tij, Kosova ka nevojë për qeverisje socialdemokrate.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor. Kandidati i Nismës për Prizren, Zafir Berisha, do të jetë mund të garojë në këto zgjedhje, edhe pse KQZ’ja fillimisht ia kishte marrë këtë të drejtë, pasi Berisha ishte dënuar për kyçje ilegale të rrymës. Megjithatë, Gjykata Supreme rrëzoi vendimin e KQZ’së, vendim ky që shqetësoi edhe ambasadën amerikane në Prishtinë.
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali