Kandidatët e PDK-së nga Prizreni për deputetë, kanë nisur fushatën parazgjedhore.
Ata premtuan që denjësisht do përfaqësojnë zërin e qytetarëve në institucionin më të lartë politik vendimmarrës, gjatë mandatit të ardhshëm.
“Kandidatët e degës sonë, aktivitetin e parë e filluan me mbjelljen e luleve si kreacion: “Fillimi i Ri” dhe gatishmërinë e politikës vijuese të kujdesit për ruajtjen dhe kultivimin e botës së gjallë-bimësisë, si garantuese e respektimit të vlerave universale të planetit”, thotë PDK e Prizrenit përmes një komunikate për media.
Më pas, aktivitetet e shpalosjes së programit “Fillimi i Ri” nga PDK-ja, PDK e Prizrenit i vazhdoi në shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, dhe në disa familje të dëshmoreve të komunës së Prizrenit.
“Kujdesi institucional ndaj krenarisë kombëtare do jetë prioritet publik yni”, thekson PDK e Prizrenit.
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...