Kandidati i AKR-së për Gjakovën, Edmond Dushi ka folur për programin e partisë së tij lidhur me arsimin.
“Duhet të fillohet nga depolitizimi i arsimit sepse kam informata nga Inspektorati i Arsimit se shumë drejtorë janë anëtarë ose të afërm të strukturave të kaluara, qysh nga koha e AAK-së dhe nga qeverisja e kaluar”.
“Kam informata që Inspektorati i Arsimit ka anuluar konkurse për shkak të padrejtësive që janë bërë dhe pikërisht nga kjo do të fillojmë”.
Dushi ka dhënë edhe premtimet e tij lidhur me arsimin në Gjakovë.
“Ne planifikojmë rritjen e të hyrave vetanake sepse nëse nuk arrijmë nga granti për arsim, në mënyrë që ato mjete të adresohen në projekte që do të jenë të prioritizuara përmes një liste që do të prezantohet në bashkëbisedim me qytetarë”.
Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, Kushtetuesja: Sot afati...
Ambasadori i Francës nuk komenton deklaratat e deputetit të ...
Rama: Pas vendosjes së kamerave bie numri i veprave kriminal...
Zbulohet lista e 10 klubeve që shitën më shumë fanella më 20...
Kosova dhe Turqia drejt thellimit të bashkëpunimit në fusha ...
Zhdukja e Alush Kastratit – operacion kërkimi me dronë, qen ...