Hysri Peqani i njohur si “Burdushi” ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, e veçanërisht zgjedhjet që pritet të mbahen më 11 qershor, në Kosovë.
Ai për Periskopi.com ka dhënë parashikimin e tij aktual, por thotë se gjithçka mund të ndryshojë deri në ditën kur do votohet. Burdushi thotë se PDK me Rambon (siç ai e quan Ramush Haradinajan) po prijnë mirë, diku ka arritur në 55%.
Jo vetëm kaq, ai thotë se Albin Kurti ka shumë simpati. “Edhe ai e arriti diku adhurimin e rinisë dhe pleqve diku 50%”, thotë Burdushi.
Flet edhe për LDK-në, që janë në koalicion me AKR-në dhe brenda tyre kanë edhe Alternativën. Për ta thotë se janë diku 45%.
“Por nuk i dihet, ka mundësi me ndryshu situata, besa edhe me shku në balotazh. Shumë është mjegull, po vlon, partitë duke kthyer njerëz me lujt me interesat e tyre e premtime ka shumë ndërsa natën po bëhen lëvizje të shumta”, thotë ai.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...