Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje koalicioni në Prizren.
Kandidati për kryetar të kësaj komunë nga AAK, Besnik Krasniqi si dhe kandidati i VV, Artan Abrashi nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit, transmeton Arbresh.info.
LEXO EDHE:
Postimi i plotë:
Në bazë të vendimit të Kryesisë së Degës së AAK-së në Prizren dhe në pajtueshmëri me Statutin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,
sot kemi nënshkruar marrëveshje te koalicionit qeverisës me z. Artan Abrashi, kandidat nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Aleanca, dega në Prizren, mbetet e përkushtuar që, në përputhje me programin tonë politik e zhvillimor, të jetë gjithmonë pranë qytetarit dhe në shërbim të tij.
Ne zotëhemi se do të përfaqësojmë me dinjitet interesat e qytetarëve tanë në çdo nivel të qeverisjes lokale dhe se do të punojmë me përkushtim për një Prizren të drejtë, të zhvilluar dhe të bashkuar.
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media