Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vizituar dy kompani prodhuese në Ferizaj, njëra për vajra motorik dhe industrial dhe tjetra mobilje druri.
Kurti u shpreh se kandidati i LVV-së për kryetar të Ferizajt, Enver Haliti e di shumë mirë që Ferizaji e ka të gjithë potencialin për të qenë kryeqendër ekonomike rajonale, transmeton Arbresh.info.
“Ballkan Petrol në Gurëz, me pronar Imri, Zenel e Bekim Haliti, ka mbi 250 punëtorë ndërkaq Promoplast në Greme të Ferizajt, me pronar Remzi Omuri, punëson rreth 50 veta. Të dyja janë kompani prodhuese: njëra për vajra motorikë dhe industrialë, tjetra për mobilje druri, dhe të dyja produktet i eksportojnë jashtë vendit”, ka shkruar Kurti në Facebook.
“Me kryetarin e ardhshëm të Ferizajt, Enver Haliti, i vizituam mjediset e tyre të punës. Enveri e kupton shumë mirë që prodhimi është shtylla e zhvillimit ekonomik dhe e di edhe më mirë që Ferizaj e ka të gjithë potencialin për të qenë kryeqendër ekonomike rajonale. Me qeverisjen e tij, kompanitë prodhuese do të jenë në qendër të politikave mbështetëse, dhe me të kryetar të komunës, Ferizaj do të jetë kryeqendra ekonomike e rajonit”, tha Kurti./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...