Përtej numrit të komunave të fituara, një mënyrë më domethënëse për të kuptuar fuqinë reale të partive politike është analiza e numrit të banorëve që jetojnë në komunat që ato do të udhëheqin, ka vlerësuar Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).
Sipas tij, kjo pasqyron më qartë ndikimin real të secilës parti në jetën e qytetarëve dhe peshën e tyre demografike, përtej fitoreve numerike.
Duke u bazuar në të dhënat aktuale të popullsisë (votuesve) për komunat e fituara në zgjedhjet lokale, Cakolli ka renditur rezultatet si më poshtë:
LDK do të udhëheqë me 7 komuna, që përfshijnë rreth 550 mijë banorë;
PDK me 6 komuna, me afërsisht 490 mijë banorë;
LVV me 7 komuna, me rreth 420 mijë banorë;
AAK me 5 komuna, që përfshijnë rreth 340 mijë banorë.
Sipas Cakollit, ky vlerësim ofron një pasqyrë më të balancuar të fuqisë reale politike në vend, duke reflektuar peshën e secilës parti në raport me qytetarët që do të qeverisin./Arbresh.info
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...