Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave, i cili do të mbahet të dielën, më 9 nëntor 2025, janë ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar mbrojtjen e votës së lirë dhe integritetin e procesit zgjedhor.
Sipas njoftimit, në këtë proces janë angazhuar rreth 80 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Kosovës deri në përfundim të zgjedhjeve, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë.
“Në këto zgjedhje janë angazhuar së bashku rreth 80 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë. Prokurori i Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Alarm nga Finlanda: Rusia do të zhvendosë ushtrinë drejt kuf...
Zelensky në Hagë: Rusia duhet të përgjigjet për krimin e agr...
Dolce pas ndarjes nga Edi: Kështu jam unë, s’ndryshoj për as...
Presidentja Osmani organizon pritjen tradicionale të fundvit...
AIP u bën thirrje partive politike të respektojnë mbrojtjen ...
Kosova bëhet anëtarja e 154-t e Federatës Ndërkombëtare të G...