Kandidati për asambleist në Prishtinë nga Lëvizja Vetëvendosje, Arianit Beqiri, vlerëson se kanë dëshmuar se mund të udhëheqin me kryeqytetin.
“Lëvizja Vetëvendosje tashmë e dëshmon për herën e dytë duke udhëhequr me Prishtinën duke fituar dy palë zgjedhjet e fundit se si ne kemi potencialin për të qeverisur me Prishtinën”.
“Përveç kësaj Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje ka arritur që në listën e saj të ketë njerëz përveç që përfaqësojnë të gjitha shtresat qoftë gjeografike qoftë shoqërore brenda qytetit – ku ka arritur të marrë një potencial të ri rinia ndonëse Vetëvendosje shquhet për afërsinë e saj me rininë. Në përshtypjen tonë VV ka arritur të ketë një mendje të re ku bashkë me rininë mund t’i ofrojmë shumë gjëra Prishtinës”, tha Beqiri.
Beqiri teksa shpalosi planin e tij për asamblenë në “Edicionin Zgjedhor” tha se do të bëjnë zgjidhje për qentë endacakë në kryeqytet.
“Çka do që them do të zbatojmë menjëherë kur të marrim mandatin, këta [kundër kandidatët] flasin prej liqenit, tallavanë dhe teleferikut pasi janë të bindur që nuk do të udhëheqin me Prishtinën”.
“Prishtina ka probleme bazike me mbeturinat, qentë endacakë ndërsa ne do të ndajmë 500 mijë euro për ta. Përveç kësaj ne do të bëjmë regjistrimin e të gjithë qenve endacakë në Kosovë dhe do të ndërtojmë qendrën e qenve endacakë”, tha Beqiri.
Beqiri mes tjerash vlerëson se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes për Prishtinën, Arben Vitia, do të fitojë pa balotazh.
E rëndë në Dibër, 65-vjeçari vdes pasi u godit nga kali
Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ...
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...