Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se manipulimet me vota brenda kandidatëve që janë evidentuar deri më tani në procesin e fundit zgjedhor, janë të përmasave të papara ndonjëherë.
Në Rubikon të Klan Kosova, ajo tha se ka qenë viti 2010 ai “famëkeqi” kur ka pasur shumë manipulime, por shtoi se është punuar shumë që të rikthehet besimi i qytetarëve në KQZ, e edhe në tërë procesin zgjedhor.
“Është e vërtetë se ka pasur gjithmonë mospërputhje të rezultateve, apo manipulim a vjedhje, në mes të kandidatëve, por në përmasa të tilla sikur në këto zgjedhje, asnjëherë nuk ka pasur. Kjo matet me numrin e votave që u janë shtuar kandidatëve. Është evidente që një numri të kandidatëve, sepse disave edhe u kanë munguar, u janë shtuar një numër jashtëzakonisht i madh i votave, që nuk ka ndodhur më parë. Ka pasur gabime njerëzore, mospërputhje, mirëpo me përmasa të 6 mijë e më shumë vota, asnjëherë nuk ka pasur”.
“Madje, e them me përgjegjësi të plotë, që në gjithë një proces nuk ka ndodhur të manipulohen në tërësi 6 mijë vota”, deklaroi Daka.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...