Abdixhiku kërkon votën e qytetarëve në Podgurë të Pejës

21:53 | 5 Shkurt 2025
E.H

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku ka mbajtur tubim me qytetarët në Podgur të Pejës.

Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se LDK-ja është themeli i Dukagjinit, dhe Dukagjini është vet themeli i LDK-së, përcjell Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Kështu na pritën në Podgur të Pejës.

Tubim i radhës, entuziazëm i radhës, madhështi e radhës! Zemra e Dukagjinit po rreh më fort se kurrë! Peja asnjëherë nuk ka qenë spektator!

LDK-ja është themeli i Dukagjinit, dhe Dukagjini është vet themeli i LDK-së. Sonte në Podgur, e ndjemë qartë! Jemi NJË!

Falemnderit Gaz për organizimin madhështor, suksese kandidatëve tonë nga kjo anë: Gazmend Muhaxheri, Kujtim Shala, Besa Gaxherri, Xhenet Syka Kelmendi, Fatmir Asllani, Sadri Berisha, Albulena Mujaj Bajraktari dhe Rexhep Kurtbogaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale