Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se gjendja me Covid-19 është nën kontroll të komunës dhe po bëhen të gjitha masat e nevojshëm për parandalimin e virusit.
Komuna e Prizrenit është duke implementuar masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës, thotë kryetari në një intervistë direkte për portalin arbresh..
“Ne kemi impementu masat e Qeverisë së Kosovës. Kemi dy lloje të punës është pune në parandalim duke implementu të gjitha masat e kërkuara nga qeveria. Dhe e dyta masat lehtësuese që ka marrë qeveria por përpos asaj komuna e Prizrenit po shpërndan pako ushqimore dhe mjete higjienike familjeve në nevojë. Janë ato familje që nuk kanë asistencë sociale sepse ata kanë marrë ndihmë nga qeveria.
Haskuka tregon për viktimën e parë nga kjo komunë, ai thotë se ende nuk është identifikuar nga është infektu e ndjera që vdiq dje si pasojë e virusit.
“Në kemi momentalisht vetëm një person me covid-19. Janë kryer të gjitha intervistat dhe teste ku ka pas nevojë. Instituti nuk ka arrit me identifiku burimin nga është infektu gruaja që vdiq dje në fshatin Korishtë në Prizren”, thotë kryetari Haskuka.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...