Gëzim Sveçla, nga LVV, ka kritikuar të parin e kryeqytetit për, siç u shpreh ai, keqmenaxhim të jashtëzakonshëm të buxhetit të komunës.
“Jemi këtu, sepse qyteti është bllokuar, shërbimi ka rënë, sepse punëtorët kanë mbetur pa paga, sepse autobusët janë ndalur, sepse një kryetar i papërgjegjshëm e ka çuar administrimin komunal në nivelin zero”, ka deklaruar Sveçla.
Ai theksoi se Përparim Rama për muaj të tërë ka qarë nëpër studio televizive duke akuzuar qeverinë për bllokim të të hyrave vetanake, por, shtoi ai, “vetëm kur punëtorët e Trafikut Urban dolën në rrugë, kur autobusët ndaluan qarkullimin, kur qyteti u bllokua, atëherë e kuptoi që bartja e mjeteve nuk bëhet në studio televizive, por bëhet këtu në Kuvendin Komunal”.
“Ne asamblistët e LVV-së do ta votojmë bartjen e mjeteve, jo për ta shpëtuar Përparim Ramën por për t’i ndihmuar Prishtinës nga zullumi i Përparim Ramës,. Votojmë sepse kemi detyrim ndaj qytetit, sepse punëtori i Trafikut Urban nuk është fajtor për paaftësinë e Përparimit, sepse pensionisti e studenti që pret autobusin në stacion nuk duhet të paguajë çmimin e dështimeve të Përparimit, buxheti i Prishtinës nuk është mjet i pazareve politike, është instrument i shërbimeve publike”, ka deklaruar Sveçla./rtk
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...