Rezoluta e Lëvizjes Vetëvendosje e nxjerrë pas raportimit të kryeministrit Avdullah Hoti lidhur me dialogun, nuk është hedhur në votim, ndërsa është shtyrë edhe votimi i Rezolutës për arsim.
Sa i përket Rezolutës së LVV-së, shefi i Grupit parlamentar të kësaj partie, Rexhep Selimi, ka thënë se janë në proces të harmonizimit të rezolutës dhe se në momentin që e harmonizojnë do ta vënë në votim.
Gjithashtu, votimi për Rezolutën për arsim nuk është zhvilluar pasi që shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka propozuar që kjo rezolutë të shtyhet për një herë tjetër, pasi që ka thënë se kanë vërejtje se si janë formuluar dy pikat e fundit.
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se nuk janë thirr për harmonizim të rezolutës.
“Nuk ka pas interesim, të gjitha që janë të shkruara në të janë obligime ligjore që i ka Ministria e Arsimit, ata kanë thirr debat dhe nuk kanë qenë të interesuar që të nxjerrin një rezolutë”, ka theksuar Haxhiu./arbresh.info/
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...