Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në konferencën gjatë prezantimit të raportit vjetor të punës së Policisë Rajonale të Prishtinës, ka folur për përhapjen e fenomenit të fajdes në vend.
Ai bëri të ditur se për trajtimin e kësaj dukurie është themeluar një task-forcë e posaçme, e cila deri tani ka identifikuar tri forma kryesore të fajdes që po praktikohen në Kosovë.
Sipas Hoxhës, njëra nga format e fajdes, është edhe ajo e pronarëve të salloneve të veturave.
“Fenomeni është prezent dhe kemi krijuar një task-forcë. Janë dy ose tri forma si po kryhen fajdet në Kosovë. E para është kur fajdexhiu, së bashku me viktimën, shkojnë te noteri dhe noterizojnë marrëveshjet për fajde. E dyta lidhet me sallonet e veturave dhe shitblerjen e tyre. Sipas informacioneve që kemi, pronarët e salloneve të veturave janë të përfshirë në fajde,” ka deklaruar Hoxha./Arbresh.info
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...