Nëse dikur i kemi parë vetëm në foto ose video në vendet e ndryshme të Evropës, tash një e tillë ka ardhur edhe në Kosovë.
Ndonëse është vend që të jep ngrohtësi dhe qetësi, fëmijët që vijnë këtu kanë mundësi të trajtojnë dhe shqetësimet shëndetësore.
Ambienti i ftohtë dhe një erë e detit është dhoma e njohuri si “Haloterapi”, ku fëmijët e vegjël do të mund të trajtojnë ftohjet ndryshe të njohura si bronhitis.
Kripa medicinale apo e Himalajeve, është ajo që fëmijëve të vegjël ju ndihmon të largojnë këtë shqetësim, thotë Blerta Krasniqi, fizioterapeute.

“Haloterapia është dhomë e kripës. Në këtë pjesë trajtohen nga ftohjet lehta e deri të bronhitet. E tëra është me kripë të Himalajës”.
E një dhomë më e ngrohtë është ajo e masazhit apo e njohur ndryshe si “Hidroterapia”.
Fizioterapeutja në këtë qendër, Altina Bucolli, tregon në detaje trajtimin e fëmijëve në këtë dhomë.
Ajo shpjegon edhe përfitimet që fëmijët e vegjël kanë nga masazhi dhe uji i ngrohtë.
“Prej moshës 0 deri në dy vjeç. Zakonisht hidroterapia ka edhe benefite shëndetësore. Çdo pjesë të trupit që e prek uji ka cilësi të veçanta”.

E përveç bebeve këtu mund të marrin trajtim edhe nënat shtatzëna.
Fëmijët në këtë qendër në mënyrë që të kalojnë shqetësimet e tyre ju duhet të kalojnë në disa seanca.
Kjo qendër është e vetmja në Kosovë dhe rajon./arbresh.info/
Të paktën 40 të vdekur pas shpërthimit të zjarrit në një res...
Basha për vdekjen e Dacit: La gjurmë të pashlyeshme në histo...
Çfarë dihet për sulmin e dyshuar ndaj rezidencës së Putin?
Sot varroset Endrit Lajqi, i riu që u gjet i vdekur në një v...
Ndërroi jetë Nexhat Daci
Policia gjen drogë tek pasagjeri i një autobusi në Merdarë