Artistja e famshme, Dua Lipa në Këshillin Atlantik është takuar edhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Gjatë fjalimit, Dua i kërkoi kryetares edhe liberalizimin e vizave për Kosovën, shkruan arbresh.info
Pasi Kosova ka mbushur të gjitha kriteret dhe Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për më shumë se tre vjet më parë, ‘a nuk është koha të arrihet tani?’- tha Dua
“Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?”, ka qenë pyetja me të cilën i është drejtuar Von der Leyen.
“Kosova është edhe shteti më i ri në Evropë në një mënyrë tjetër. Janë vetëm 13 vjet të shkurtra në rrugëtimin tonë të pavarësisë. Dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë edhe ekonomikisht e kulturalisht. Është në gjenet tona. A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte lëndimin e konfliktit të fundit?”, vazhdon më tej bukuroshja shqiptare.
Në përvjetorin e 60-të të ndarjes së çmimeve, krijuesja e hitit “One Kiss” u nderua si “Artistja e shquar e vitit 2021”. /arbresh.info/
Dardan Molliqaj për rezultatin: Kjo nuk është as afër asaj q...
Kosova shënon fitore ndaj Andorrës
VV thërret festë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë: Ia qi...
Numërimi i votave drejt fundit, kryhen mbi 90% e kutive të v...
LVV e para në 21 komuna
Efekti i Fatmir Limajt, PDK del e para në Malishevë