Bëhet fjalë për TikTok-un dhe pritshmërinë që ky aplikacion relativisht i ri, të bëhet më i famshëm, rrjedhimisht dhe më i përdorur se Instagrami, e ka dikush që nga rrjetet sociale ka njohur të mjaftueshme.
Evan Spiegel, themelues dhe zotërues i Snapchat, beson se TikTok ka fuqinë që ta rrëzojë Instagram-in nga froni i popullaritetit dhe një ndër arsyet është sepse përodoresit e këtij aplikacioni, kanë si thelb të postimeve të tyre talentin.
“Njerëzit që shpenzojnë disa orë për të mësuar një kërcim të ri apo që mendojnë një mënyrë kreative për të thënë një histori, përdorin këtë rrjet dhe po argëtojnë përdoruesit e tjerë”- shprehet Spiegel dhe vazhdon- “Ka shumë mundësi që kjo platformë që ka për bazë talentin e njerëzve dhe përmbajtjen, të rezultojë më e suksesshme se platforma që ka në thelb sipërfaqen dhe statusin e dikujt. Jam një fans i madh i TikTok. Origjina e rrjeteve sociale ka në thelb pikërisht këtë, atë që njerëzit janë dhe përpjekjet e tyre për t’u dukur cool, për të marrë pëlqime dhe komente.”
E në fakt, shifrat e mbështesin teorinë e CEO-së të Snapchat. TikTok njohu një rritje të jashtëzakonshme në numra në 2019-ën, ndërkohë që Instagram për herë të parë e ngadalsoi rritjen në përdorues. Aktualisht numërojnë gati 1 miliardë përdorues secili, por të presim e të shohim kush do e fitojë luftën e popullaritetit.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...