Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka njoftuar se qeveria planifikon të prezantojë një mjet të ri për të matur gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale.
Njoftimi u bë gjatë Samitit të parë Ndërkombëtar kundër Urrejtjes dhe Ngacmimit Digjital në Madrid.
Sistemi i quajtur HODIO do të analizojë përhapjen e mesazheve të urrejtjes dhe ndikimin e algoritmeve në përmbajtjen polarizuese.
Sipas Sánchez, rrjetet sociale nuk mund të mbeten një hapësirë pa rregulla, pasi gjuha e urrejtjes po shndërrohet në një mjet të fortë polarizimi.
Mjeti do të analizojë sasi të mëdha të aktivitetit publik në internet për të matur intensitetin dhe shtrirjen e kësaj dukurie.
Qeveria spanjolle thotë se të dhënat do të ndihmojnë në hartimin e politikave më efektive kundër ngacmimeve digjitale. /Telegrafi/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...