Kompania SpaceX ka lansuar një raketë tjetër testuese të quajtur Starship, ndërsa në lansimin e saj bashkë me pronarin Elon Musk ka qenë edhe presidenti në ardhje i SHBA-së, Donald Trump.
Presidenti në ardhje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ishte në Teksas bashkë me Elon Muskun ku kanë marrë pjesë në lansimin e gjashtë testues të anijes Space X Starship.
SpaceX ka njoftuar se nuk do të përpiqet që ta kapë dhe kthen në platformën lansuese përforcuesin e parë të anijes Starship.
Përforcuesi i parë, i quajtur Super Heavy, paparashikueshëm është ulur në det në Gjirin e Meksikës në vend se të ulet në platformën e saj lansuese.
Starship do të bën xhiro rreth botës apo globit e më pas është paraparë që të bie në det rreth 90 minuta më vonë diku në Oqeanin Indian./rtk
Zelensky: Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, agresioni i saj ...
Suarez mbetet jashtë listës së Botërorit
Kurti: Masakra në Studime e Poklek, dëshmi e krimeve të krye...
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...