Por, ju duhet një telefon si ‘iPhone XS’ apo edhe më të ri.
Një ndër rrjetet sociale më të përdorura ‘Snapchat’ njihet për lojën e tij me kamerë dhe selfie. Dhe sot ka prezantuar opsionin e kamerës 3D.
Që nga sot, personat me një telefon të kompanisë ‘Apple’ mund ta përdorin kamerën 3D, për të bërë ‘selfie’, ku mundeni të i shtoni efektin 3D dhe filtera, raporton “The Verge”, transmeton lajmi.net.
Njerëzit që përdorin pranojnë dhe bëjnë ‘snap’, edhe nëse nuk kanë një ‘iPhone’, mund ta lëvizin telefonin që të shohin ‘dimensionin. Po ashtu, një person që punon në ‘Snapchat’ ka bërë të ditur që së shpejti kjo metodë do të bëhet e mundur edhe tek paisjet tjera.
Selfiet 3D, mund të bëhen përmes Snapchatit, mund të shpërndahen në aplikacione tjera dhe mund të ruhen në kamerën e telefonit. Nëse e shpërndani në aplikacione tjera, nuk do të jetë e mundur që të tjerët të lëvizin telefonin dhe të shohin lëvizjet apo dimensionin 3D.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s