Aparatet që skanojnë përqendrimin janë duke sinjalizuar trurin e mijëra nxënsve kinezë për të parë nëse ata kanë përqendrimin e duhur.
Pajisjet mund të përdoren së shpejti në miliona studentë anembanë Kinës, sipas kompanisë teknologjike amerikane që i krijoi ato, transmeton portali arbresh.info, duke cituar revistën “Neë Scientist”.
BrainCo-ja me bazë në Massachusetts thotë se fijet e saj Focus 1 mund t’i ndihmojnë mësuesit të identifikojnë nxënësit që kanë nevojë për ndihmë shtesë.
Megjithatë, neuroscientistët kanë vënë në pikëpyetje efektivitetin e pajisjeve dhe teknologjia ka ngritur gjithashtu shqetësime për privatësinë.
Paisjet janë përdorur nga 10 mijë nxënës të moshës nga 10 deri në 17 vjeç në Kinë.
Mësuesit kanë parë nëse fëmijët janë të koncetruar duke përdorur një aplikacion që merrte informacionet nga aparati. Dritat në pjesën e përparme të pajisjeve tregojnë gjithashtu ngjyra të ndryshme për nivele të ndryshme të përqendrimit, duke shënuar në staf nëse studentët nuk i kushtojnë vëmendje.
Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i BrainCo, Bicheng Han, tha se këto paisje kanë për qëllim përmisimin e notave mes pjesmarrësve.
Kompania ka nënshkruar një marrëveshje për të furnizuar Kinën me 20 mijë nga këto aparate./arbresh.info/
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...